Shqipëri, burri vret gruan me sëpatë dhe më pas vetëvaret

Shqipëri, burri vret gruan me sëpatë dhe më pas vetëvaret

Krimi në familje ka tronditur sërish Shqipërinë. Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në një familje në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku burri ka vrarë me sëpatë gruan dhe më pas është vetëvarur.

“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles