Shqipëria gati për Anglinë, ky është lajmi i madh për “shqiponjat”

Shqipëria gati për Anglinë, ky është lajmi i madh për “shqiponjat”

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Edi Reja, ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore përpara nisjes për në Londër, ku ditën e shtunë do të zhvillojë ndeshjen e radhës në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Shqipëria renditet në vend të tretë me 15 pikë në grupin I. Kundër Anglisë përballemi në “Wembley” më 12 nëntor (20:45), ndërsa tre ditë më vonë presim Andorrën në “Air Albania”. (20:45)

Kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e fundit në kompleksin Tropikal në Durrës, aty ku kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët.

Për më shumë se 60 minuta, italiani Reja ka drejtuar seancën me ekipin që ka kryer ushtrime fizike dhe taktike.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe përqendrimi në stërvitje ka qenë shumë i lartë në prag të dy këtyre dy sfidave të fundit.

Të premten në mëngjes, Kombëtarja do të niset drejt Londrës teksa pasdite është parashikuar edhe seanca zyrtare stërvitore, që do të zhvillohet me orën lokale të Londrës.

Para stërvitjes si zakonisht trajneri dhe kapiteni do të dalin në konferencën zyrtare për media, ku do të flasin edhe për këtë sfidë të rëndësishme me Anglinë.


/Gazeta Enigma/

Related Articles