Shqiptarët e Luginës sot protestojnë në Medvegjë për pasivizimin e adresave

Shqiptarët e Luginës sot protestojnë në Medvegjë për pasivizimin e adresave

Këtë të diel në Medvegjë do të mbahet një protestë gjithëpopullore kundër diskriminimit dhe shkeljeve të të drejtave ndaj shqiptarëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo protestë është vazhdim i marshimeve paqësore të mbajtura më 12 gusht në Bujanoc dhe më 23 shtator në Preshevë

Me moton “Kthema Adresën,” protesta synon të denoncojë zhvendosjen, pasivizimin, dhe shtypjen që po përballen shqiptarët në këtë zonë, si dhe kërkon të drejta të barabarta në përdorimin e gjuhës shqipe, simboleve kombëtare, investimeve dhe përfaqësimit dinjitoz.

“Protesta e radhës në Medvegjë, 3 nëntor 2024, ora 13:00, para Stacionit Policor. Për mijëra qytetarë të pasivizuar”, ka shkruar Lutfiu.

Organizatorët theksojnë se kjo lëvizje shërben për të rikujtuar që, pavarësisht mbajtjes së referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 dhe Marrëveshjes së Konçulit, vullneti i shqiptarëve të kësaj krahine nuk është zbatuar ende.

Për këtë arsye, protestat synojnë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe përmbushjen e detyrimeve të shtetit serb ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. /Gazeta Enigma/

Related Articles