Një festë mes shqiptarëve në Itali është kthyer në tragjedi për një 23-vjeçar.
Sipas medieve italiane, gjatë natës në Turbigo, në një sherr të ndodhur gjatë një feste pranë një lokali, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkatdhetarëve.
Një djalë 23-vjeçar ka humbur jetën. Një tjetër bashkatdhetar 30-vjeçar ka mbetur i plagosur. Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga karabinierët.
Rindërtimi i ngjarjes
Sipas rikonstruksionit të karabinierëve të Compagnia di Legnano që ndërhynë në vendngjarje, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo.
Gjatë një sherri, i cili shpërtheu për arsye banale gjatë një feste mes shqiptarëve, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur.
Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin i cili qëlloi disa herë të tjera duke goditur një 23-vjeçar
Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano.
Autori i dyshuar u arrestua.
Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.