Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në katër spitale të vendit nuk ka pacientë që janë duke u trajtuar nga Covid-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas ShSKUK-së, në tri spitale të tjera dhe në QKUK po trajtohen 25 pacientë me Covid-19.
Njoftimi i plotë:
Katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19. Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 32 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 17 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë+ 10 pacientë post-covid në Klinikën Infektive
Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë
7 të konfirmuar pozitivë
5 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë