ShSKUK: Mbi 100 pacientë në trajtim nga COVID-19

ShSKUK: Mbi 100 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 122 pacientë, sipas raportit të punës për datën 11 qershor 2021, raporton Gazeta Enigma.

Prej tyre, 33 janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 84 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 85 pacientë:

19 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

67 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 18 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë:

14 të konfirmuar pozitivë

17 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 19 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles