Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovë si pasojë e përplasjes mes dy veturave. Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar shtatë persona të cilët janë duke u trajtuar, raporton Gazeta Enigma.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe dy këmbësorë. Fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër)”, tha Elezaj.
Ai shtoi se rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë.
Sinjalizues kanë dërguar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, teksa shihet se veturat janë përplasur ndërsa ndihma e shpejtë ju ka ofruar ndihmën e parë të lënduarve.