Shtëpia e Bardhë: Nuk pritet rritje e numrit të trupave amerikane në Kosovë

Shtëpia e Bardhë: Nuk pritet rritje e numrit të trupave amerikane në Kosovë

John Kirby, Koordinator për Komunikimet Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se numri i trupave amerikane në Kosovë nuk do të ndryshojë, ose nuk do të ketë trupë shtesë të ShBA-së.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se kanë parë trupat serbe në kufirin me Kosovën, por ka shtuar se “i kemi parë ata të fillojnë të laroghen, dhe kjo është diçka e mirë”.

“Meqenëse ne deklaruam publikisht se i kishim parë forcat serbe në kufi, i kemi parë gjithashtu ata të fillojnë t’i largojnë ato forca, dhe kjo është një gjë e mirë. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensioneve. Nuk do t’i eliminojë ato, por do të ndihmojë në de-përshkallëzimin e tyre”, tha Kirby para gazetarëve.

“Siç e dini, një numër i vogël i forcave amerikane që janë pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it – Forca e Kosovës – që NATO e mban atje. Janë një numër i vogël. Unë — Nuk pres që ky numër do të ndryshojë ose — ose do të ketë ndonjë trupë shtesë të SHBA-së si rezultat i kësaj”.

Koordinatori për Komunikimet Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby ka folur edhe për 200 trupat shtesë britanik, duke thënë se tani Mbretëria e Bashkuar është në një cikël udhëheqjeje mbi KFOR-in.

“Mbretëria e Bashkuar tani është në një cikël udhëheqjeje mbi KFOR-in, kështu që me të vërtetë duhet të flasësh me ta për një shpërndarje të forcës. Por unë nuk parashikoj ndonjë ndryshim në sjelljen e forcës amerikane”, tha ai.

100 trupa shtesë në Kosovë do t’i dërgojë edhe Rumania.

Ambasadori i Rumanisë në NATO tha të martën se Bukureshti do të shtonte një “kontigjent në nivel kompanie” për paqeruajtësit e KFOR-it pas një vendimi nga aleanca perëndimore për të shtuar numrin e trupave.

Related Articles