Një shtetase e huaj dyshohet se ishte e dehur në rastin kur edhe ka ndodhur ngjarja, raporton Gazeta Enigma.
Ajo ka raportuar në polici se i mungonin dokumentet personale, kartelat bankare dhe një Iphone 13.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, pasi ajo kishte mbërritur tek banesa e saj.
Prishtinë 23.09.2022-19:00. ”Ankuesja femër shtetase e huaj e cila dyshohet se ishte në gjendje të dehur ka raportuar se, pasi kishte thirrur një veturë-taxi për të shkuar në banesën e saj, kur ka arritur te banesa ka vërejtur se i mungojnë dokumentet personale, kartela bankare dhe një Iphone-13. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/