Shtetasit serb i sekuestrohen afro 20 mijë euro në Jarinjë

Shtetasit serb i sekuestrohen afro 20 mijë euro në Jarinjë

Në pikën kufitare në Jarinjë, një shtetasi të Serbisë i janë sekuestruar afro 20 mijë euro të padeklaruara.

Këtë njoftim e bëri Dogana e Kosovës, ku u tha se paratë e sekuestruara përbëheshin kryesisht nga monedha në dinarë serb, ndërsa pjesa tjetër në valutën euro.

Mjetet monetare nuk ishin deklaruar sipas rregullave doganore në momentin e hyrjes.

“Sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës çdo shumë monetare mbi 10,000 euro që hyn ose del nga territori i vendit duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore. Mosdeklarimi i këtyre mjeteve përbën shkelje ligjore dhe i nënshtrohet procedurave administrative dhe ndëshkuese, si dhe hetimeve të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Related Articles