Të martën, pas shtimit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se e kanë reduktuar numrin e termineve për aplikime për viza, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit të ambasadës, arsye për këtë është rritja e numrit të rasteve me COVID-19 dhe variantit Omicron.
Ambasada se ka përjashtuar mundësinë që edhe terminet e rezervuara dhe të konfirmuara të anulohen apo shtyhen.
“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm. Nuk mund të përjashtohet mundesia që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Gazeta Enigma.