Shtrenjtimi i rrymës, të shtunën mbahen protesta

Shtrenjtimi i rrymës, të shtunën mbahen protesta

Të shtunën pritet të mbahet protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila do të organizohet nga Partia Socialdemokrate, raporton Gazeta “Enigma”.

“Të shtunën, më 29 janar, në orën 14:00, takohemi në Sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër këtij shtrenjtimi të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Në njoftimin e PSD-së ku bëhet thirrje për protestë, kryeministri Albin Kurti është quajtur “zëdhënës i KEDS-it”.

“Qeveria është rreshtuar me monopolin privat. KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim. Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?””, thotë PSD.

Tutje në njoftim thuhet se “Qeveria ka marrë anë. Është reshtuar me bizneset e mëdha private. Të vetmit që nuk do të preken nga rritja e rrymës. Është koha të marrim anë edhe ne. Ne qytetarët që do t’ua paguajmë rrymën oligarkëve. Është koha të organizohemi kundër kësaj padrejtësie”. / Gazeta Enigma.

Related Articles