Më 29 maj, gjyqtarët e rastit të krerëve të UÇK-së në Hagë, morën vendim për pranimin e disa provave të fundit të Prokurorisë së Specializuar.
Si rezultat, provat e fundit të dorëzuara nga Prokuroria, dhe koha që kërkuan deri në vendimmarrje, ka shtyrë edhe më tutje procesin gjyqësor.
Fillimisht, kishte qenë e planifikuar që mbrojtja e krerëve të UÇK-së ta dorëzonte mocionin për rrëzimin e akuzave, deri më 2 qershor.
Megjithatë, në seancë e para disa javëve ishin lënë të hapura dy opsione: ose 2 qershori, ose dy javë pas pranimit të provave të fundit materiale.
Në rastin konkret, vendimi për provat e fundit erdhi më 29 maj, dhe afati për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së është shtyrë.
Avokatët pritet të kenë kohë deri më 10-12 qershor për të dorëzouar mocionet nëpërmjet të cilave, do të kërkojnë rrëzimin e disa akuzave.
Pasi që avokatët ta dorëzojnë këtë mocion, Prokuroria do të ketë kohë 30 ditë për t’u përgjigjur.