Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shkarkuar nga pozita Kryetarën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën, asnipse gjatë ditës është raportuar se Osmani i ka kërkuar shkarkim, por Daka e kishte refuzuar një gjë të tillë, me arsyetimin se kjo kërkesë ka ardhur vetëm nga një subjekt politik, shkruan Gazeta Enigma.
1. Në vendimin e Presidentes për shkarkimin e Dakës, thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.
“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.
2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpallë rezultatet 0)00. Zgjedhjet si elementi me rëndësishem i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese janë të një rëndësie te veçante për secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante në lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor të KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve”, thuhet në vendim.
Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, neni 61, pika 5 thotë se “Mandati i Kryesuesit të KQZ-së apo cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet përmes dorëheqjes ose nga Presidenti i Kosovës me efekt të menjëhershëm”.
I kontaktuar për këtë çështje, ish kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, tha për Gazetën “Enigma” se presidentja ka të drejtë ta emëroj dhe ta shkarkoj kreun e KQZ-së, e që sipas tij nuk është ka qenë e rrugës të bëhet as propozimi për shkarkim sepse presidentja ka të drejtë të plotë.
Baraliu tutje theksoi për Gazetën “Enigma” se për kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, ka pasur pakënaqësi të mëdha për punën e saj, e edhe në vendimet që ajo ka marr.
“Presidentja ka të drejtë t’a shkarkoj dhe ta emëroj. Prandaj, nuk e di pse Vjosa Osmani ka propozuar për shkarkimin e Dakës, pasi ka të drejtë të plotë për shkarkimin e saj. Tash e disa mandate ajo ka qenë haptazi e anuar politikisht dhe ka votuar madje për një parti politike , gjë që nuk guxon”, theksoi Baraliu.
“Ka pasur pakënaqësi të mëdha me punën e saj, në vendimet që ajo ka marr, të cilat vet Valdete Daka i ka dhënë vulë. Në fakt militantët e disa subjekteve politike kanë marr vendime aty shumë herë, të dëmshme dhe në kundërshtim me ligjin. Daka, nuk është distancu, nuk e ka lëshuar vendin e cila me çdo kusht dëshiron t’a mbajë që e ka qe disa mandate, pranadaj nuk është çudi që të ketë pakënaqësi dhe të ketë kërkesë për shkarkimin e saj”, tha Baraliu.
Ish-kryetari i KQZ-së tha se në përgjithësi, anëtarët e KQZ-së pasi të emërohen, janë të detyruar të jenë të paanshëm.
“Anëtarët e KQZ-së, pasi të emërohen, propozohen nga subjektet politike, kalojnë në Kuvend dhe emërohen pastaj nga Presidentja, e kanë për detyrë të jenë të paanshëm jo politik, ndërkohë që ata janë eksponentët dhe militantët më të mëdhenjë, e që disa prej tyre shkojnë në parti , shkojnë në vende ekzekutive, bëhen ministra e zëvendësministra dhe pastaj kthehen në KQZ, që do të thotë se këta janë militantë”, tha Baraliu.
Por, sipas tij nëse Osmani e ka shkarkuar për shkak të presionit nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të duhej t’a bënte sepse duke e favorizuar një subjket, nuk do i përkiste funksionit të Presidentës në ruajtjen e unitetit të mirë funksionimit të këtij vendi.
Ndërsa, njohësi i çështjeve të zgjedhjeve, Albert Krasniqi, vlerëson Kushtetuta nuk ka paraparë si kompetencë të Presidentit shkarkimin e Kryesuesit së KQZ-së, por vetëm emërimin, derisa veprimin e Osmanit e ka quajtur orvatje për kapje të KQZ-së.
“Kushtetua nuk ka paraparë si kompetencë të Presidentit shkarkimin e Kryesuesit së KQZ-së, por vetëm emërimin. Shkarkimi është rregulluar me ligj, dhe janë paraparë situatat mjaftë specifike se kur mund të bëhet shkarkimi. Më e lehta për tu thirrur është “Nëse sillet ose vepron në atë mënyrë që dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së”. Tash si mundet të dekorohet dikush që ka dëmtuar integritetin e institucionit, nëse kjo na qenka arsyeja e shkarkimit?! Në vend të mbrojtjes dhe garantimit të funksionimit kushtetues të KQZ-së, Presidentja po bënë të kundërtën, po e pengon atë. Këto ngjarje nuk mund të quhen ndryshe përveçse orvatje për kapje të KQZ-së”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Enigma.