Mbrëmë ka ndodhë një përleshje e armatosur në Prishtinë.
Nga kjo përleshje 5 persona kanë mbetur të lënduar dhe një tjetër i vrarë.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, është deklaruar lidhur me rastin e përleshjes mes dy grupeve “Capat-Skiraqa”.
Sipas organit të akuzës, përleshje ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshje të mëhershme mes dyja familjeve.
Në vendin e ngjarjes kishte dalur edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Sipas njoftimit të lëshuar nga prokuroria, lidhur me rastin janë ndaluar pesë persona.
“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të paidentifikuar”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore të Prishtinës. /Gazeta Enigma