Si kishte ndodhur vrasja brenda AKI-së? Rrëmbimi i koleges në kërcënimin e armës nga Iberdemaj, konfrontimi me kolegë dhe tentimi për t’u arratisur

Si kishte ndodhur vrasja brenda AKI-së? Rrëmbimi i koleges në kërcënimin e armës nga Iberdemaj, konfrontimi me kolegë dhe tentimi për t’u arratisur

Me 25 vite është dënuar ish-punëtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Valon Ibërdemaj, për vrasjen e kolegut Isa Sejdiu më 4 shtator të vitit 2018 brenda institucioni më të lartë të sigurisë në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.



Por, si kishte ndodhur vrasja?

Gazeta Enigma posedon aktakuzën e Prokurorisë ndaj Iberdemajt e ngritur në vitin 2019 i akuzuar për vrasje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim.

Sipas aktakuzës, Iberdemaj kishte shtënë ndaj të ndjerit brenda bufesë së AKI-së, i cili më vonë me autoambulancë ishte përcjellë për në spital.

Fjala përfundimtare në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Iberdemaj më pas ka rrëmbyer njërën nga punëtoret e AKI-së dhe nën kërcënimin e armës e ka detyruar të shkojë deri te vetura e viktimës dhe të ngasë atë.

“Pasi futen në veturë, i dyshuari e urdhëron që të shkoj drejt portës kryesore të daljes së AKI-së”, thuhet në aktakuzë.

“Me të arritur te porta kryesore, i kanos edhe zyrtarët e tjerë të sigurimit dhe kërkon që ti hapet dera për t’u larguar”.

Aktakuza

Por, pjesëtarët e sigurimit kishin refuzuar dhe janë konfrontuar me Iberdemajn.

“Pasi arrin shefi i sigurimit të objektit të AKI-së E.B. kontakton me të dhe e bind që ta dorëzojë armën”.

Isa Sejdiu, ish punëtor i bufes së AKI-së, i vrarë

Familja e viktimës kërkojnë 1.2 milion euro dëmshpërblim

Skender Musa, avokati i familjes së të ndjerit paralajmëroi padi ndaj AKI-së, pension të përhershëm për familjen dhe kërkesë ndaj të akuzuarit për pasoja juridike, pasi siç tha ai, i ndjeri është vrarë në vendin e tij të punës.

“E kemi diskutuar shifrën, ku në departamentin e Krimeve të Rënda kemi kërkuar nga i akuzuari dëmshpërblim prej në vlerë prej 550 mijë euro, ndërsa nga AKI kemi kërkuar 650 mijë euro dhe pension të përjetshëm”, tha për Klanin.

“Kjo do të jetë shuma në padi dhe në padi kemi dy subjekte, ku i pari është AKI-ja dhe i dyti do të jetë pala që e ka shkaktuar vrasjen”, ka thënë Musa.

Cka kishte thënë AKI-ja?

Agjencia Kosovare për Inteligjencë e kishte konfirmuar se një person është vrarë në ndërtesën e këtij institucioni.

Sipas AKI-së, vrasja nuk kishte të bëjë me me çështje që ndërlidhen me punën e këtij institucioni.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë AKI në njoftimin për media. /Gazeta Enigma/

Related Articles