Si ndodhi kidnapimi në Pejë, Prokuroria jep detaje

Si ndodhi kidnapimi në Pejë, Prokuroria jep detaje

Në Pejë ka ndodhur një kidnapim, nga ku kanë përfunduar të arrestuar dy persona, raporton Gazeta Enigma.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, rrëmbimi dyshohet të ketë ardhur për shkak të një borxhi.

“Një person nga Podujeva dhe një nga komuna e Ferizajt kanë ardhur në Pejë, ku sipas dyshimeve tona bëhet fjalë për një borxh, ku dhe e kanë rrëmbyer një person nga Peja, me ç’rast e kanë dërguar në komunën e Podujevës. Menjëherë është raportuar rasti në Policinë e Kosovës, ku më pas është kontaktuar Prokurori i Krimeve të Rënda, ku me koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe pas një pune intensive janë lokalizuar personat e dyshuar”, tha ai.

Sipas tij “Të njëjtit janë arrestuar nga policia, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjithashtu është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Për të njëjtit janë kapur prova për të cilat do të dëshmohen që të njëjtit janë fajtor. Raportimi ka ardhur nga një shok i viktimës”, tha Nikçi. / Gazeta Enigma.

Related Articles