Në kuadër të mbështetjes për gratë lehona Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë një konference për medie të mbajtur ditë më parë kanë njoftuar për shtesat të cilat ju takojnë atyre, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
E nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se cilat gra kanë të drejtë të aplikojnë për të marrë shtesat për lehonat.
Këto lehona mund të përfitojnë shtesat nga Qeveria e Kosovës
Të gjitha ato gra të cilat kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 e tutje, ato duhet të jenë të moshës mbi 18 vjeç, dhe patjetër të jenë shtetase të Kosovës.
Kjo është mënyra e aplikimit:
Sipas Muratit pagesat për gratë lehona do të bëhet në dy kategori.
“Bëhet ne dy kategori, për lehonat e papunësuara, ato që në ATK në 12 muaj e fundit figurojnë se janë të papunësuara para datës së lindjes për te cilat vlera minimale e pagesës do të jetë për gjashtë muaj radhazi”, ka potencuar Murati.
“Si dhe pagesat për të gjitha lehonat tjera qe figurojnë në 12 muajt e fundit në ATK, pagesa do të jetë në vlerë për tre muaj. Kjo si shtesë në kuadër të pagesës që tashmë e marrin si të punësuara që është 70 përqind nga ligji, dhe 3 muaj nga Qeveria”.
Ndërkaq, ndarjen e mjeteve për lehonat dhe shtesat e fëmijëve qeveria kishte planifikuar që ta bëjë vitin e ardhshëm, por kjo do të ndodh brenda këtij viti./Gazeta Enigma/