Ne e dimë se çfarë hapash duhet të ndërmarrim për të zvogëluar mundësinë e infektimit nga virusi, por si duhet të ndërtojmë mbrojtjen tonë të brendshme në rast se do të duhet ta bëjmë?
Infektologu, Xhevat Demiri në një intervistë për Gazetën ‘Enigma’ ka treguar se si të mbrohemi nga COVID-19.
Gazeta Enigma: Si të mbrojmë veten nga COVID-19 përmes ushqimit dhe stilit të jetesës?
Demiri: Sa i përketë ushqimit dhe mbrojtjes nga COVID-i, do të duhet që të marrim ushqim sa më shpeshë, sa më shumë proteina, ushqim të lëngshëm, po ashtu ushqimin ta marrim në kohë të caktuar.
Gazeta Enigma: Cilat ushqime duhet ti eliminojmë nga tryeza jonë?
Demiri: Për mbrojtje nga COVID-19 duhet që ti ikim sa më shumë mishit të kuq, mos ta përdorim alkoolin, dhe të qëndrojm larg lëngjeve të gazuara.
Gazeta Enigma: Cilat janë pasojat që mund ti kemi pas kapërcimit të COVID-it?
Demiri: Preferohet sa më shumë konsomi i ujit pasi që COVID-i lë pasoja edhe në sistemin nervor, andaj uji është shumë i domosdoshëm.
Gazeta Enigma: Produktet që janë të ndaluara por që mund të përdoren në raste të caktuara?
Demiri: Veq nëse organizmi e kërkon mishin, ai duhet të jetë shumë i zier, si dhe produktet e qumshtit duhet të jenë poashtu të ziera mire.
Gazeta Enigma: Përveq produkteve të mishit dhe qumshtit, a ka edhe diqka tjeter që nuk preferohet të përdoret?
Demiri: Po ka edhe diqka që duhet ta eliminojm për një kohë nga ushqimi që përdorim, bëhet fjalë për ëmbëlsirat pasi që nivelet e ngritura të sheqerit në gjak mund të jenë të lidhura me ashpërsinë e infeksionit COVID-19 dhe ka disa prova që sheqeri mund të dëmtojë funksionin e qelizave imune.
Këshilla se si të mbrojmë veten nga COVID-19 përmes ushqimit dhe stilit të jetesës kanë dhënë në mënyra të ndryshme edhe mjekë të huaj e ndërkombëtar, ja edhe disa këshilla nga ta:
Merrni vitaminën C dhe D
“Studimet kanë treguar se vitamina C mund të ndihmojë në parandalimin dhe luf.timin e infeksioneve.
Unë personalisht marr 1,000 mg çdo mëngjes”. – Dr. FAVINI
Pini çaj të gjelbër
“Unë çdo ditë po pi çaj të gjelbër, i cili është i pasur me veti anti-inflamatore dhe tregohet se parandalon infeksionin e frymëmarrjes” – Aviva Romm, autor i Revolucionit të Trenit Adrenal.
Ajër i pastër
“Unë eci 20-minuta në këmbë çdo ditë.
Një hulumtim premtues tregon se ushtrimet ndihmojnë në mbrojtjen kundër komplikimeve të COVID-19″ – Dr Schwartz./Gazeta Enigma/