Sipas ekspertëve shëndetësorë shumica e simptomave të COVID-19 dhe gripit sezonal cilësohen shumë të ngjashme me njëra tjetrën, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Por, çfarë duhet të bëjmë nëse ne kemi disa nga këto simptoma dhe të jemi të sigurt nëse ne jemi të infektuar me COVID-19 apo me gripin sezonal?
“Për momentin në klinikën time kemi një fluks të pacientëve me grip sezonal, ku simptomet janë shumë të ngjashme me COVID-19, dhe e vetmja mënyr për ta kuptuar këtë është testi që duhet bërë për COVID-19 për ta ditur nëse jemi pozitiv ose jo”, ka thënë infektologu Demiri në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’.
Njëherit, ai ka shtuar se nga këto simptome në shumicën e rasteve po rezultojnë të jenë negative nga COVID-19, dhe janë simptome të gripit sezonal.
Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me Koronavirus?
Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.
Cilat janë simptomet e një personi të infektuar me gripin sezonal?
Gripi gjithmonë karakterizohet nga këto shenja:
- temperaturë e lartë
- kollë
- dhimbje fyti
Gjithashtu gripi mund të shoqërohet edhe me shenja të tjera si; lodhje fizike, dhimbje koke, të përziera, diarre, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje të hundëve dhe/ose dhimbje muskujsh.
Cili është ndryshimi midis simptomave të gripit, një ftohje të zakonshme dhe Koronavirus i ri?
Simptomat janë të ngjashme dhe përbëhen nga kollë, ethe, ftohje. Sidoqoftë, ato shkaktohen nga viruse të ndryshme, prandaj, në rast të dyshimit për Koronavirus, është e nevojshme të kryhen teste laboratorike për të konfirmuar diagnozën.
Sa zgjat periudha e inkubacionit?
Periudha e inkubacionit paraqet periudhën e kohës midis infeksionit dhe zhvillimit të simptomave klinike. Aktualisht vlerësohet se ndryshon midis 2 dhe 11 ditëve, deri në maksimumi 14 ditë.
Profesionistët shëndetësorë thonë se kategoria më e rrezikuar nga infeksioni i rëndë me grip sezonal janë fëmijët, shtatzënat, të moshuarit, personat me probleme shëndetësore kronike dhe ata me imunitet të dobësuar.
Ndërkaq për COVID-19, të moshuarit dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese janë kategoria më e rrezikuar./Gazeta Enigma/