Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten do të marrë vendim për të nisur grevën e mund të ketë edhe masa më radikale, nëse deri atëherë nuk marrin përgjigje nga Qeveria e Kosovës.
Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se do të dërgojnë edhe njëherë kërkesë Qeverisë për t’i përfshirë në proces të hartimit të Projektligjit për Paga.
Syla tha se të enjten Këshilli Drejtues i FSSHK-së do të paralajmërojë grevën, nëse Qeveria vazhdon ta injorojë kërkesën e tyre.
“Para ditës së enjte ne do të dërgojmë edhe njëherë kërkesën Qeverisë së Kosovës, pasi të enjten e kemi mbledhjen e Këshillit Drejtues në nivel nacional edhe faktikisht e paralajmëron grevën, nëse Qeveria nuk reflekton”, tha Syla./Gazeta Enigma/