Tensionimi i situatës në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve, ka bërë që kryeministri Albin Kurti t’i ftojë në takim liderët e partive opozitare.
Takimi ka filluar në ora 10:00 dhe po mbahet në Zyrën e Kryeministrit, ku po diskutohet për çështjen e sigurisë në vend, pas situatës së krijuar në veri.
Në takim është lideri i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.