Situata në veri të vendit – Osmani ndërprenë vizitën zyrtare në SHBA, Kurti mbanë mbledhje me Këshillin e Sigurisë

Situata në veri të vendit – Osmani ndërprenë vizitën zyrtare në SHBA, Kurti mbanë mbledhje me Këshillin e Sigurisë

Dy pikat kufitare Kosovë-Serbi në veri të Kosovës, po vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara tash e shtatë ditë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Për shkak të zhvillimeve në veri të vendit Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nisur për në Prishtinë.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, dje ka mbajtur mbledhje të Këshillit të Sigurisë, në të cilën është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në vend.

Një gjë të tillë e bëri të ditur kryeministria nëpërmjet një komunikate për medie, ndonëse nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me takimin.

“Në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë. Në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë  në vend”, u tha në komunikatë

Pas takimit në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Kurti ka shkruar se në bllokimet e rrugëve magjistrale që shpijnë në drejtim të vendkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak po marrin pjesë individë, që sipas tij janë të dëshmuar me veprimtari kriminale e pikëpamje ekstremiste. Kurti ka postuar edhe përshkrime dhe fotografi për dy prej tyre.

Ndërkohë, dje në orët e pasdites u larguan dy kamionë nga barrikada e krijuar në rrugët që qojnë në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Kamioni i parë u largua në mënyrë vullnetare i cili doli nga pika kufitare dhe u kontrollua nga Policia e Kosovës dhe Dogana, kurse pas një ore u largu edhe kamioni i dytë.

Por më vonë burimet nga veriu raportuan se autoritet kufitare serbe, shoferit të kamionit të dytë i’a ndaluan hyrjen me qëllim që ai të kthehet sërish në barrikadë.

Po në të njëjtën ditë serbët vendosën kamionë për pengimin e lëvizjen në urën që çon për në Bërnjak për të penguar qasjen dhe për të vështirsuar kalimin fizik të policisë.

Mediat serbe publikuan artileri të rënda ushtarake që siç thuhej ishin nisur drejtë Jarinjës.

Tanke të pajisura me optikë luftarake, kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera ishin parë në Rashkë që sipas mediave serbe, destinacion e kishin Jarinjën.

Po në këtë ditë mbi hapësirën ajrore të Kosovës, dy aeroplanë ushtarakë u panë duke fluturuar jo larg zonës ku janë të stacionuar forcat e njësisë speciale të Kosovës.

Provokimet të tilla nga Serbia erdhen pas sulmeve ndaj Qendrave të Regjistrimit në Zubin Potok e Zveçan.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla kishte njoftuar se pas mesnatës persona të dyshimtë kishin djegur Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok që dyshohej se ishte vendosur një mjet shpërthyes.

Komuna e Zubin Potokut reagoi lidhje me këtë rast duke thënë se sipas tyre ekziston mundësia që  zjarri në ndërtesën e kësaj komune gjatë natës të jetë shkaktuar nga instalimet e vjetruara, teksa i bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë që të mos akuzojnë askënd pa dëshmi.

Këto nuk ishin provokimet e para nga pala serbe.

Në orët e pasdites së të premtes së 24 shtatorit, tre helikopterë të tipit “Mi-35” të prodhimit rus të ushtrisë serbe ishin parë duke u  futur në zonën kufitare të Kosovë, duke provokuar Policinë e Kosovës të cilët ishin pranë barrikadës të protestuesve serbëve në Jarinje dhe Bërnjak.

KFOR si forca e tretë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë mohoi se helikopterët e ushtrisë serbe të kenë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës pasditen e së premtes.

“Nuk kemi informacione që fluturimet serbe e kanë kaluar vijën kufitare administrative”, thuhej në një përgjigje të KFOR’it.

Ndërsa pasditen e së mërkurës me 22 shtator në malin pranë kufirit në Jarinje ishin parë  policë të xhamdarmërisë serbe.

Në video shihen policët serbë duke e vëzhguar situatën nga një kodër pranë kufirit me Kosovën.

Policë të xhandarmerisë serbe pranë kufirit në Jarinjë
Ushtria serbe afër Jarinjes

Lidhje me këtë Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë përmes një komunikate për media u mundua të arsyetohet duke thënë se ata nuk ishin agjent por gazetar dhe se kanë qenë atje me qëllime gazetareske.

Tutje, në komunikatë thuhej se detyra e agjentëve të infiltruar si gazetar ishte redaktuese.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.

Kjo e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në Bërnjak dhe Jarinjë e ku për shtatë ditë me radhë janë vendosur forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Serbët lokalë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në çështjen e targave të veturave të Serbisë, që hyjnë në Kosovë.

Ata po pamundësojnë kalimin e veturave, ndërkohë qytetarët po detyrohen të kalojnë kufirin në këmbë.

Related Articles