“S’ka më vula në pasaportë” – Nga 12 tetori hyjnë në fuqi rregullat e reja të hyrje-daljeve në BE

“S’ka më vula në pasaportë” – Nga 12 tetori hyjnë në fuqi rregullat e reja të hyrje-daljeve në BE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka konfirmuar se nga data 12 tetor 2025 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja të sistemit të ri Entry/Exit (EES), raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tyre ky sistem digjital do të regjistrojë automatikisht hyrjet dhe daljet në zonën e BE-së për të gjithë shtetasit jo-BE, duke eliminuar nevojën për vula në pasaportë dhe duke përdorur teknologjinë për të regjistruar të dhënat biometrike.

“Njoftim me rëndësi nga Policia e Kosovës lidhur me rregullat e reja të hyrje/daljeve në BE prej datës, 12 Tetor 2025. Udhëtarë drejt Evropës? Kujdes! Nga 12 Tetori 2025 hyn në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE. Vlen për të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk ka më vula në pasaportë – gjithçka digjitale. Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles