Cila është fshehtësia e një martese të lumtur? Mashkulli i cili është i gatshëm t’i ndihmojë gruas në punët e shtëpisë!
Meshkujt, mos të themi burrat, të cilët janë të gatshëm t’i përvjelin mëngët dhe t’u ndihmojnë grave të tyre në punët e shtëpisë dhe të përkujdesen rreth fëmijëve janë çelës i një martesë të suksesshme dhe të lumtur, dëshmon një hulumtim më i ri.
Sa më i gatshëm që mashkulli të jetë për t’u marrë me punë të shtëpisë, gjasat për shkurorëzim të martesës bëhen më të vogla.
Këto rezultate sigurisht do t’ua kënaqin veshët shumë grave në mbarë botën dhe do të jetë një argument i mirë për t’ua sqaruar burrave të tyre pse është e rëndësishme që ata të përfshihen në punë të shtëpisë dhe në rritje të fëmijëve, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, gratë do të duhet të bëjnë shumë përpjekje për t’ua mbushur mendjen meshkujve, sepse, sipas studimit, ata nuk janë të vetëdijshëm për këtë rol të rëndësishëm të tyre.
Hulumtimi ka përfshirë 3.500 çifte bashkëshortore, derisa është vërtetuar se martesat më të suksesshme janë ato në të cilat meshkujt u ndihmojnë grave të tyre rreth rritjes së fëmijëve dhe punëve të shtëpisë.
Sipas ekspertëve, gratë nuk e kanë aspak lehtë, sepse ato duhet të dëshmohen si në punë ashtu edhe në shtëpi, prandaj ndihmesa e burrave të tyre gjithsesi është e rëndësishme.
Poashtu, një anketim me 10,000 femra ka zbuluar se 73 për qind e atyre që kanë tradhtuar e kanë bërë atë për shkak se partnerët e tyre nuk i kanë kryer punët e shtëpisë.
Anketimi është kryer nga Gleedon dhe i janë përgjigjur vetëm personat e gjinisë femërore. Ky anketim është publikuar me përpjekjen për t’i identifikuar arsyet kryesore se përse femrat tradhtojnë.
9 nga 10 femrat që kanë marrë pjesë në anketim kanë thënë se ndjeheshin të zemëruara nga mungesa e ndihmës për t’i kryer punët e shtëpisë, përderisa 84 për qind e tyre e kanë pranuar se kjo dukuri ka shpirë në fjalosje të shumta.