“Skandal” e quan bisedën e Kusari-Lilës me Radojçiqin deputeti i VV-së Rrahmani

“Skandal” e quan bisedën e Kusari-Lilës me Radojçiqin deputeti i VV-së Rrahmani

“Skandal” e ka quajtur deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani bisedën telefonike të publikuar nga Nacionale të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me kriminelin Millan Radojçiq.

Ai ka thënë se ajo nuk e përfaqëson atë politikisht dhe as ideologjikisht.

“Unë kom thanë se edhe atëherë ka qenë gabim edhe tash është gabim e sidomos kur e din që një person është në kërkim nga organet e shtetit edhe është në listën e zezë të Amerikës. Kështu që s’kom qa me i shtu ma shumë e as me i hek ma shumë, në aspektin e përfaqësimit politik dhe ideologjik kom deklaru që s’kom të bëjë kurgjo me Mimoza Kusarin edhe me Alternativën si subjekt”, ka thënë ai.

Rrahmani tutje ka thënë se nuk po e heq përgjegjësin ndaj Kusari-Lilës.

“Unë po them që është skandal, në aspektin që je duke diskutuar me dikë që është në kërkim nga organet e shtetit edhe e din që është personi në fjalë, se ndoshta mundet me të thirr në telefon e mos me dit e me ia hap telefonin me një numër, por në momentin kur një deputet tjetër del e deklaron se po kërkon me fol e me diskutu e ti po pranon me fol është problem, sidomos kur nuk e tregon të vërtetën masanej në emision është edhe ma problem. Tash ky është gjykimi që unë muj me bë si deputet, s’kom naj mekanizëm tjetër të cilin mundëm me marr”, ka thënë Rrahmani për Dukagjinin.

Related Articles