Skandali me fondin e Qeverisë për Luginën: Mijëra euro shkuan për “përrallat” e njeriut të Sinanit

Skandali me fondin e Qeverisë për Luginën: Mijëra euro shkuan për “përrallat” e njeriut të Sinanit

Njeriu i afërt i këshilltares së Albin Kurtit, Ardita Sinani është shpërblyer me grant prej 45 mjë euro, për realizimin e pesë episodave filmik me nga 40 minuta.

Pra, bëhet fjalë për ish-drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, Gani Veseli.

Bashkëshortja e këtij të fundit është pjesë e Këshllit Nacional Shqiptar, këshillit të cilit Qeveria e Kosovës i ka ndarë 1.2 milionë euro, si fond mbështetës për Luginën e Preshevës.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Paparaci Gani Veseli me këtë shumë do të realizonte përralla dhe tregime burimore nga Lugina e Preshevës.

Këto tregime do transmetoheshin në formë Podcasti, raporton Paparaci

Veseli, po del të jetë tejet i shtrenjtë. Ai është paguar 225 euro për minutë për tregimin e këtyre përrallave.

Duke llogaritur, i bie që ai ka përfituar fonde nga Qeveria e Kosovës 45 mijë euro.

Por, Veseli po i afrohet edhe lojtarit më të paguar në botë Cristiano Ronaldo.

Ronaldo pas transferimit te klubi El Nasra në Emiratet e Bashkuara do të paguhet 380 euro minuti.

Nga fondi i Qeverisë së Kosovës ka përfituar edhe Burim Bilalli, kryetari i Degës së PDSh-së së Ragmi Mustafait.

Fondin Bilalli e ka përfituar përmes organizatës INEP. Emri i projektit sipas dokumenteve që ka siguruar Paparaci titullohet “E ardhmja është këtu”.

Bilalli dikur i ndante mirënhohje edhe ish-ministres së Punëve të Jashtme Vlora Çitakut.

Paparaci, disa ditë më parë ka raportuar edhe për skandalin me 1.2 milionë eurot e Qeverisë së Kosovës, që i kishte ndarë për Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Njerëz të afërt me Afërdita Sinanin, ish-kryetaren e Komunës së Preshevës dhe këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, Shaip Kamberin, Ragmi Mustafin dhe vetë Partinë për Veprim Demokratik kanë përfituar direkt nga ky fond.

Fondi është vënë në dispozicion për mbështetjen financiare të studentëve, OJQ-ve dhe artistëve nga Lugina e Preshevës.

Përzgjedhja e projekteve për përfitimin e mbështetjes financiare nga fondi, është bërë nga një komision i përbërë nga tre anëtarë. Dy anëtarë janë caktuar me aprovimin e Këshillit Nacional Shqiptar në Luginë dhe një anëtar është deleguar nga Qeveria e Kosovës.

Kujtojmë, se Ardita Sinani është emëruar këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti, në muajin shkurt të këtij viti.

Emërimi i Sinanit si këshilltare e kryeministrit Kurti, siç kishte njoftuar qeveria, përbënte hapin e parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria e Kosovës ka ndarë ndihma financiare disa herë për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës në territorin e Serbisë.

Sinani, nënkryetarja e Partisë për Veprim Demokratik, është e para grua politikane në Luginën e Preshevës dhe ka qenë po ashtu edhe kryetare e Preshevës. 

Related Articles