Skandali në Spitalin e Pejës – Prokurorja e pret në takim prindin e foshnjës së vdekur

Skandali në Spitalin e Pejës – Prokurorja e pret në takim prindin e foshnjës së vdekur

Një rast skandaloz ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Ai tha se rasti ka ndodhur javën e kaluar, ndërsa janë në fazat fillestare hetimore.

Tutje, ai njoftoi se prokurorja e rastit e ka pritur në takim prindin e foshnjës, ku e ka informuar për të gjithë rastin.

“Javën e kaluar ka ndodhur rasti. Prokurorja ka dalë në vendin e ngjarjes. Në prokurori jemi në faza fillestare hetimore dhe nuk mund të ndajmë më shumë informacione për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Prokurorja e rastit ka pritur në takim prindin e foshnjës dhe të njëjtin e ka informuar për të gjithë rastin, teksa e ka njoftuar se do ta mbajë të informuar edhe tutje”.

Related Articles