Skenderaj: Organizohen ceremonitë për varrimin e komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari

Skenderaj: Organizohen ceremonitë për varrimin e komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se do të organizohet ceremonia e varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Sami Lushtaku.

Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet për nder të të ndjerit do të zhvillohen gjatë datave 12, 13 dhe 14 qershor 2026, në disa lokacione në Skenderaj dhe Prekaz.

Homazhet pranë arkivolit do të mbahen më 12 qershor nga ora 11:30 deri në 14:00 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ndërsa në orën 14:00 është paraparë mbledhja komemorative në të njëjtin vend.

Varrimi i të ndjerit është planifikuar të mbahet në orën 16:00 në varrezat e lagjes Jashari në Prekaz.

Ndërkohë, e pamja e familjes do të organizohet më 13 dhe 14 qershor, nga ora 08:00 deri në 16:00, po ashtu në palestrën “Ilaz Kodra”.

Komuna e Skenderajt ka shprehur ngushëllime për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e kanë njohur veprën e Sahit Jasharit.

Related Articles