S’ndalet Rusia: Hedh bombë në një shkollë në Luhansk

S’ndalet Rusia: Hedh bombë në një shkollë në Luhansk

Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, thotë se Rusia ka hedhur bombë në një shkollë në fshatin Bilohorivka.

Ai shtoi se streha e qytetit kundër bombave ishte shkatërruar më herët, duke e lënë bodrumin e shkollës si vendin e fundit ku njerëzit të strehoheshin nga sulmet ruse.

Rreth 90 persona ishin në bodrum kur u godit nga komba. Rreth 30 janë shpëtuar nga rrënojat.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me bombardimin e supozuar, raportoi Reuters. / Gazeta Enigma.

Related Articles