Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë mot kryesisht të ngrohtë, shkruan Gazeta Enigma.
Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se të mërkurën ka mundësi që vende-vende të ketë reshje shiu.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-15 dragë Celsius.
“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike. Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë Të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes”, ka bërë të ditur IHK.\GazetaEnigma\