Nxehtë në Superligë, Gjilani dhe Drita përballen sot

Nxehtë në Superligë, Gjilani dhe Drita përballen sot

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Përballja kryesore e ditës do të jetë ajo mes Gjilanit dhe Dritës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ndihmës te rrethi – Gjilan, duke filluar nga ora 13:00.

“Intelektualët” renditen në vendin e tretë me 28 pikë të grumbulluara pas 15 xhirove, teksa “Skifterat” në pozitën e shtatë me 17 sosh.

Në takimin tjetër, Feronikeli  74 e pret Dukagjinin që është duke kaluar nëpër një formë të mirë.

Edhe kjo përballje do të luhet duke filluar nga ora 13:00.

Related Articles