KEDS shënon 9 vjetorin: Janë investuar mbi 200 milionë euro dhe janë realizuar 2 mijë projekte

KEDS shënon 9 vjetorin: Janë investuar mbi 200 milionë euro dhe janë realizuar 2 mijë projekte

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), i ka mbushur nëntë vjet prej se ka filluar të operojë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast kjo kompani ka renditur një nga një sukseset e saj.

Në një njoftim bëhet e ditur se kjo kompani ka investuar mbi 200 milionë euro dhe ka realizuar afro 2 mijë projekte.

Tutje KEDS thotë se sot mënyra e leximit dhe faturimit të konsumatorëve është komplet i digjitalizuar.

“Ende pa u bërë një dekadë, rrjeti elektrik i vendit është shumë më i avancuar në të gjithë parametrat. Kjo u arrit falë investimeve të KEDS-it, që nisën menjëherë dhe tashmë janë investuar mbi 200 milionë euro duke u realizuar afro 2000 projekte përmes kompanive kontraktuese apo përmes ekipeve të veta të Mirëmbajtjes”, thuhet në njoftimin e KEDS.

“KEDS ka punuar fuqishëm gjatë këtyre nëntë vjetëve në modernizimin e infrastrukturës së rrjetit dhe të shërbimeve. Sot, mënyra e leximit dhe faturimit të konsumatorëve është komplet i digjitalizuar. Afro 85 për qind e orëve që njehsojnë energjinë elektrike për konsumatorët janë digjitale”. / Gazeta Enigma.

Related Articles