Sot mbahet Parada e Krenarisë, a do të marrin pjesë Kurti, Osmani e Konjufca?

Sot mbahet Parada e Krenarisë, a do të marrin pjesë Kurti, Osmani e Konjufca?

Pjestarët dhe mbështetësit e komunitetit LGBT do të marrshojnë sot nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit me moton “Edhe në shtet edhe në familje”.

Tubimi për marshim do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Vlen të theksohet se Parada e Krenarisë do të mbahet për të gjashtën herë në Kosovë.

A do të marrin pjesë krerët e shtetit?

Vitin e kaluar, në Paradën e Krenarisë, nuk morën pjesë asnjë nga krerët e shtetit – Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit. Në këtë organizim, edhe sivjet do të mungojë kryekuvendari, Glauk Konjufca, pasi, sipas zyrës së tij, ai pritet të udhëtojë jashtë vendit në vizitë zyrtare

Nga Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit nuk i janë përgjigjur Gazetës se a do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti në këtë organizim.

Nga organizata CSGD kanë konfirmuar se krerët e shtetit janë ftuar të marrin pjesë, por që ata ende nuk i janë përgjigjur kësaj ftese.

Liridon Veliu nga kjo organizatë tha se edhe për hapen e Javës së Krenarisë presidentes Osmani i është dërguar ftesë gati një javë përpara, por e njëjta është përgjigjur 10 minuta para se të nisë aktiviteti.

Të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+ u goditën institucionalisht këtë vit, kur në Kuvend u refuzua të miratohej Kodi i ri Civil, ku përfshihej edhe regjistrimi i bashkësive civile ndërmjet personave të së njëjtës gjini.

Shumica e deputetëve votuan kundër ose abstenuan, pikërisht për shkak të kësaj pike.

Related Articles