Sot mbahet seanca për marrëveshjen e fajësisë së Igor Popoviqit

Sot mbahet seanca për marrëveshjen e fajësisë së Igor Popoviqit

Gjykata Themelore në Prishtinë do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore ku do të shqyrtohet marrëveshja e arritur mes Prokurorisë Speciale dhe Igor Popoviq për pranimin e fajësisë.

Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka pranuar fajësinë për veprën penale që i ngarkohet.

Marrëveshja e dorëzuar nga Prokuroria në gjykatë do të vlerësohet nga trupi gjykues, i cili më pas do të vendosë për miratimin ose refuzimin e saj.

Ai u arrestua muajin e kaluar nga Policia e Kosovës pas një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku, sipas aktakuzës, kishte përdorur gjuhë nxitëse kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komuniteteve të tjera etnike. 

Related Articles