Sot do të votohet për ose kundër shkarkimit aktual të katër kryetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Në listën votuese janë 46 mijë e 556 qytetarë ose 1 mijë e 461 më shumë në krahasim me zgjedhjet e 23 prillit 2023.
Për shkarkimin e kryetarëve duhet që opsioni “po” të rrethohet nga së paku 50 për qind plus një votues me të drejtë vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.
Votimi organizohet në bazë të udhëzimit administrativ nga Qeveria e Kosovës.