Sot në Kuvendin e Kosovës bëhet shqyrtimi i dytë i buxhetit për vitin 2026

Sot në Kuvendin e Kosovës bëhet shqyrtimi i dytë i buxhetit për vitin 2026

Në Kuvendin e Kosovës sot  do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Seanca do të mbahet në orën 11:00.

Kuvendi i Kosovës  të hënën ka miratuar në lexim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026, në vlerë rreth 4 miliardë euro.

Kryeministri Albin Kurti, teksa foli për këtë projektligj, tha se risi është paga e 13-të për punonjësit publik, e cila siç tha ai, sivjet nuk do të jetë në fund të vitit, por në pranverë.

“Buxheti përfshin rritjen e pensioneve, lehonave, shtesat e fëmijëve, asistencën sociale etj. Po ashtu, rritet edhe mbështetja për barna esenciale, bujqit dhe investime tjera”, tha Kurti.

Duke u përgjigjur në çështjet e ngritura nga deputetët, kryeministri tha se fillimisht duhet sjell programin qeveritar e pastaj rishikimin e buxhetit.

“Është e vërtetë që ka pasur rritje të çmimeve të produkteve bazë, por ato do të kenë tavan së shpejti. Kemi propozuar Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë, i cili ka pasur një adresim në formë ankese nga opozita në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas është rrëzuar. Ne do ta risjellim Ligjin me çmime tavan për produkte bazë dhe në këtë mënyrë do ta frenojmë abuzimin me çmime”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.

Related Articles