Sot nis rinumërimi i votave në Vushtrri

Sot nis rinumërimi i votave në Vushtrri

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, në Komunën e Vushtrrisë do të rinumërohen votat e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Enigmën ka theksuar se “Në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e Vushtrrisë”.

Ai ka njoftuar se gjatë kohës sa KQZ duhet të presë kalimin e afatit për ankesë në PZAP, do të bëhet rinumërimi i kërkuar. / Gazeta Enigma.

Related Articles