Samiti i shumëpërfolur, ai për Demokraci, i organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të mbahet sot dhe nesër.
Samiti do të nis në orën 14:15 sipas kohës në Kosovë, ndërkohë që fjalimin hapës do ta mbajë presidenti Biden.
Punimet e Samitit do të zhvillohen virtualisht, e presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të mbajë fjalimin e saj prej orës 16:00.
Pjesëmarrës në këtë Samit janë mbi 100 shtete.
“Presidentja Osmani në fjalën e saj në këtë Samit do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës për media të Presidencës.
Sipas orarit të paraqitur nga Departamenti i Shtetit, shtetet janë të ndara në lloj panelesh. Kosova është e para në panelin e parë pas pauzës 15-minutëshe të Samitit (15:45-16:00). Paneli me pesë shtete ka gjithsej 15 minuta kohë për adresim të liderëve të tyre. Pra, secili shtet ka nga 3 minuta kohë. Në panel me Kosovën janë edhe Luksemburgu, Malta, Mali i Zi dhe Holanda. Jo të gjitha shtetet kanë kohë të barabartë. Serbia është në panelin që nis adresimin në orën 16:30 dhe në të janë tri shtete gjithsej dhe kanë 15 minuta kohë. Pra, secili shtet nga pesë minuta. Ka shtete më të fuqishme si Italia e Franca që janë në një panel vetëm dhe kanë 15 minuta së bashku.
Në fakt, ky Samit kishte shkaktuar goxha “fërkime” e akuza në vend. Kosova fillimisht nuk ishte ftuar për pjesëmarrje, e bashkë me të as Serbia. Opozita kritikuar pushtetin për këtë, duke e quajtur “dështim” dhe ”prishje me Amerikën”. Më vonë, erdhi ftesa edhe për Kosovën edhe për Serbinë. / Gazeta Enigma.