Sot për herë të 20-të provohet të bëhet konstituimi i Kuvendit

Sot për herë të 20-të provohet të bëhet konstituimi i Kuvendit

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 20-të me radhë si tentativë për konstituimin e këtij insititucioni, raporton Gazeta Enigma.

Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por e njëjta nuk po përkrahet nga partitë opozitare.

Seanca e sotme pritet të nisë në ora 11:00.

Related Articles