Sot rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, viktima të masakrës së Krushës

Sot rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, viktima të masakrës së Krushës

Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen sot.

Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, sot në orën 12:00 fillon ceremonia e varrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël: Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur më 26.03.1999; Nue (Shyt) Prenkaj,  viti i lindjes 1960, i zhdukur më  26.03.1999; Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur më 26.03.1999; Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur më 26.03.1999; Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur më 26.03.1999; Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur më 26.03.1999.

Procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur janë kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Related Articles