Sot s’do të ketë vaksinim në sallën “1 Tetori”, deri tani janë vaksinuar mbi 50 mijë qytetarë

Sot s’do të ketë vaksinim në sallën “1 Tetori”, deri tani janë vaksinuar mbi 50 mijë qytetarë

Procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën antiCOVID-19, për sot është ndërprerë, kjo për shkak se dita e diele është ditë pushimi, raporton Gazeta Enigma.

Ky proces do të vazhdoj nesër (e hënë) në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Sipas statistikave të fundit nga kjo qendër deri më sot janë vaksinuar më shumë se 56 mijë qytetarë me dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19.

Të hënën punëtorët shëndetësorë të cilët janë vaksinuar në Kukës më datë 20 dhe 21 mars duhet të paraqitën në sallën “1 Tetori” për të marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

Kujtojmë që 500 punëtorë shëndetësorë kosovarë janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në Kukës.

Ndërkaq ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të numrit të rasteve të infektimit me coronavirus e po ashtu edhe vdekjeve.

Dje në vendin tonë u raportuan 35 raste pozitive dhe asnjë i vdekur./Gazeta Enigma/

Related Articles