Hoxhaj: Qeveria Kurti e kryetari Kastrati të ndalin dhunën në Kamenicë e tu ofrojnë nxënësve kushte për kthim në shkolla

Hoxhaj: Qeveria Kurti e kryetari Kastrati të ndalin dhunën në Kamenicë e tu ofrojnë nxënësve kushte për kthim në shkolla

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj përplasjeve të Policisë me nxënësit dhe prindërit e një shkolle fillore në Kamenicë për shkak të përplasjeve politike ndërmjet qeverisë së Albin Kurtit dhe kryetarit të Kamenicës që po ashtu është zgjedhur nga VV, raporton Gazeta Enigma.

“Në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale”, tha Hoxhaj përmes një reagimi në faqene tij në Facebook.

Deklarata e plotë e kryetart të PDK, Enver Hoxhaj: Qeveria e Albin Kurtit ka nisur betejë të dhunshme me kryetarin e Kamenicës që po ashtu u zgjodh nga VV, duke përdorur nxënësit, prindërit dhe mësuesit e Kamenicë si fushëbetejë për inate e ego të sëmura pushteti. Sot Policia atje paska përdorë sprej ndaj banorëve që po mbrojnë shkollën nga mbyllja. Në vend që kryeministri e ministrja e Arsimit të ulen me kryetarin e komunës e të gjejnë zgjidhje për hapjen e shkollave në Kamenicë, ata po i përdorin nxënësit për të krijuar drama para zgjedhjeve lokale. Nxënësit duhet të kthehen në shkolla, ndërsa Qeveria e Komuna duhet tu ofrojnë kushte sa më të mira./Gazeta Enigma/

Related Articles