Sot shënohet 26 vjetori i “Epopesë së Dukagjinit”

Sot shënohet 26 vjetori i “Epopesë së Dukagjinit”


26 vjet më parë, më 24 mars 1998 nisi beteja së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”, raporton Gazeta Enigma.

Në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

19 vjet më parë, forcat e shumta të armikut kishin objektiv fshatin Gllogjan dhe me synim të veçantë familjen e Ilmi Haradinajt, djemtë e së cilës familje ishin prirës të luftës çlirimtare në rajonin e Dukagjinit.

Kjo familje, para sulmit nga forcat e armikut, kishte dhënë dëshmorin e parë të lirisë, pasi gjatë tentimeve për të hyrë në Kosovë me një grup luftëtarësh të lirisë, në kufirin shqiptaro-shqiptar kishte rënë gjeneral Luan Haradinaj. Ndërsa në vitin 1999 bie edhe gjeneral Shkëlzen Haradinaj.

Kjo datë përkon edhe me fillimin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, të cilat sulme filluan pasi Serbia nuk pranojë ta nënshkruante marrëveshjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. / Gazeta Enigma

Related Articles