Nuk ka pasur takim trepalësh në rundin e dialogut të martën në Bruksel.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se është takuar dy herë me ndërmjetësin Miroslav Lajçak.
Për mosmbajtjen e takimit trepalësh me kryenegociatorin serbe Petar Petkoviq, Bislimi akuzoi Serbinë se “e kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”.