Sot tentativa e 16-të për konstituim të Kuvendit

Sot tentativa e 16-të për konstituim të Kuvendit

Deputetët e Kosovës do të mblidhen edhe sot, në tentativën e 16-të për konstituim të këtij institucioni.

Në rend dite është emërimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se Albulena Haxhiu do jetë sërish kandidate për kryekuvendare.

Ndërkohë, nëse edhe kjo seancë dështon, kryetarët e partive do të takohen sot pasdite me presidenten Vjosa Osmani, në një raund konsultimesh për dalje nga kriza. /Gazeta Enigma

Related Articles