“Sot u takuam me MSh-në por nuk arritëm marrëveshje”, specializantët s’kanë ndërmend ti ndalin protestat

“Sot u takuam me MSh-në por nuk arritëm marrëveshje”, specializantët s’kanë ndërmend ti ndalin protestat

Këtë të mërkurë specializantët sërish kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Kjo ishte dita e dytë e protestës së specializantëve për mos pagesën e kujdestarive sipas Ligjit të ri të Pagave.

Përveç kësaj specializantët protestuan edhe për mos pagesën e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me Arianit Zajmin nga këshilli organizativ i kësaj proteste, i cili ka njoftuar se nëse nuk arrihet marrëveshja me Ministrinë e Shëndetësisë protesta do të vazhdoj edhe të enjten dhe të premten.

Tutje Zajmi ka deklaruar se ky këshill sot para protestës janë takuar me MSh por nuk kanë arritur kurrfarë marrëveshje.

“Sot e kemi pasur një takim shumë shkurt me Ministrinë e Shëndetësisë para protestës, por nuk kemi arritur në një dakordim”, tha Zajmi për “Enigmën”.

Tutje ai ka bërë të ditur se këshilli i protestës të premten do të mbaj një mbledhje ku edhe do të vendosin se çka do të bëjnë tutje.

“Të premten kemi me e mbajt mbledhjen e këshillit, dhe me vendos çka tutje”, tha ai.

“Pra deri atëherë do vazhdojmë me protesta çdo ditë nga ora 10-11:00 para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka theksuar Zajmi. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles