Spanja përballë do ta ketë kombëtarën franceze, në gjysmë finale të Euro 2024.
Njëri ndër lojtarët më të komentuar të këtij kompeticioni, padyshim se ka qenë 16-vjeçari i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili po shkëlqen në fanellën e “Furisë së kuqe”.
Ai me performancën e shfaqur ka dëshmuar se është pjesë shumë e rëndësishme e kombëtarës spanjolle, ku deri më tani ka arritur të bëj tre asistime, duke kryesuar në këtë aspekt.
Mirëpo, për Yamal, trajneri Luis de la Fuente, e ka një kërkesë.
“Nuk mund të luash gjithmonë me 100 km/h në orë. Shpejtësia dhe fuqia pa kontroll janë të padobishme”, ka thënë ai.
Mirëpo përvec yllit 16-vjeçar të njejtën kërkesë e ka pasur edhe për Nico Ëilliams.
“Ju duhet të zotëroni shpejtësinë dhe të kontrolloni lojën”, ka thënë trajneri në konferencë për media.
“Ata të dy janë futbollistë fantastikë, por ndonjëherë duhet të ngadalësosh. I them Lamines se nëse ai ka tre lojtarë para vetës, ka një zonë të fushës ku ne kemi epërsi. Duhet ta marrim topin atje, jo me driblim, por me pasime të shpejta”, shtoi de la Fuente.
Spanjollët do të përballen kundër francezëve nesër më 9 korrik.
Ndeshja zhvillohet në “Allanz Arena”. /Gazeta Enigma