Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në lidhje me aktakuzën e re të ngritur nga Gjykata Speciale kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe figurave të tjera të larta, shkruan Enigma.
Bajraktari ka deklaruar se Prokuroria Speciale po përballet me dështim dhe po përpiqet ta mbulojë atë përmes ngritjes së aktakuzave për pengim të drejtësisë, duke pretenduar ndikim të jashtëm në dëshmitarë.
Ai ka theksuar se akuza është e bazuar vetëm në dëshmi të lëkundshme dhe të fabrikuara, duke e quajtur këtë një përpjekje për të mbuluar punën joprofesionale të Prokurorisë.
“Si një ‘rast i madh’ pa prova kredibile materiale, është natyrale që Prokuroria po e vëren dështimin e saj dhe po përpiqet ta mbulojë këtë me aktakuza për pengim të drejtësisë,” ka thënë Bajraktari, duke e përshkruar si turp këtë veprim të institucioneve të drejtësisë.