Specialja shkon në pushim, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon në gusht

Specialja shkon në pushim, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon në gusht

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë kanë njoftuar se ka përfunduar gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë dhe ai rinis pas pushimit veror.

Kjo është bërë e ditur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës teksa ka shtuar se gjykimi do të rinisë pas pushimit veror, më saktë më 19 gusht.

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Bislim Zyrapi, gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinisë pas pushimit veror, më 19 gusht 2024”, ka njoftuar Gjykata Speciale.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në nisjen e procesit gjyqësor ndaj tyre, ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së konfirmuar ndaj tyre.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Related Articles